“Nuk përjashtohet mundësia që Serbia prodhon produkte të veçanta për Kosovën”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në debatin parlamentar lidhur me skandalin e mishit të prishur, ka thënë se qytetarët e Kosovës që nga pas lufta përballen me produkte të dyshimta që hynë në Kosovë.

Lajme

18/04/2018 12:19

Kurteshi nuk e ka përjashtuar mundësinë që Serbia prodhon produkte të veçanta për Kosovën. Ai këtë e ka arsyetuar me produktet e cilësisë së dobët që gjenden në Kosovë.

“Me vite qytetarët e Kosovës po ushqehen më ushqime që po dëmton shëndetin e tyre”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka kritikuar institucionet përgjegjëse për neglizhencën e tyre, lidhur më cilësinë e produkteve./Lajmi.net/