Nuk mbahet interpelanca e tretë e Haradinajt – Lajmi.net
Nuk mbahet interpelanca e tretë e Haradinajt
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:02, 8 June 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që nga mëngjesi ishte në inteperlancë.

E para ishte interpelanca sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

E dyta ishte interpelanca sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.

Ndërsa e treta ishte sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Por, kjo e fundit është shtyrë për një ditë tjetër.

Haradinaj  kishte angazhime pas orës 20:00, kështu interpelanca e tretë është shtyrë, deri në një vendim tjetër të kryesisë, bashkë me vazhdimin e seancës paraprake për të votuar disa çështje që kanë mbetur ende pa u votuar, për mungesë të kuorumit.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO