“Nuk jam martuar ende!”, Hailey Baldwin mohon thashethemet rreth martesës

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë fotografuar së fundi në Nju Jork.

ShowBiz

15/09/2018 23:06

Çifti kanë mohuar thashethemet rreth planikifikimit të ceremonisë së dasmës në Kanada, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të premtën, çifti u panë teksa po linin banesën e Haileyt në Brooklyn.

Një ditë më parë u përhapën thashetheme se çifti tashmë ishin martuar, por ishte Hailey ajo e cila mohoi thashethemet.

“Unë nuk e kuptoj se nga vijnë këto spekulime, ende nuk jam martuar”, ka shkruar ajo në twitter, por ende flitet se javën e ardhshme planifikohet një ceremoni në Kanada. /Lajmi.net/