‘Nuk jam Charlie, jam Ahmed’

Shkrimtari me origjinë libaneze, Dyab Abou Jahjah ka shkruar në Twitter se ai mbështet policin e vdekur dhe jo revistën Charlie Hebdo.

Bota

08/01/2015 23:19

Ai ka shkruar se polici i vdekur, Ahmed ka vdekur duke mbrojtur revistën Charlie Hebdo, e cila, sipas tij, ka luajtur me besimin islam.

“Unë nuk jam Charlie. Unë jam Ahmedi, polici i vdekur. Charlie Hebdo vinte në lojë besimin tim fetar dhe kulturën time dhe unë kam vdekur për të mbrojtur të drejtën e Charlie Hebdo për ta bërë këtë”. 

Në vend që të mbështesë hashtagun #JeSuisCharlie, Dyab Abou Jahjah ka krijuar #JeSuisAhmed, duke iu referuar policit të plagosur nga breshëria e plumbave dhe pastaj një plumbi të fundit në kokë para redaksisë, transmeton Express.