Nuk fshihen më, Chris Brown del me të dashurën në publik

Chris Brown është fotografuar me të dashurën në një klub nate në Paris.

ShowBiz

22/01/2019 10:51

Chris Brown është argëtuar në një klub nate bashkë me të dashurën e tij, Ammika Harris, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

29 vjeçari, fitues i “Grammy”, ka qenë në lidhje romantike me 25 vjeçaren që prej gushtit të vitit 2015.

Për ndryshe, reperi së fundi është akuzuar për përdhunim,  një grua 24 vjeçare pretendon se ai tentoi ta përdhuntonte në mbrëmjen e 15 janarit.

Brown ka paralajmëruar albumin e ri “Indigo”, për të cilin ka bashkëpunuar me një kompani tjetër. /Lajmi.net/