Nuk është dhia e Marecit, ajo lituaneze është më e bukur (Foto)

Ka parada bukurie nga më të ndryshmet, por në një fshat të Lituanisë, protagonistët e tyre nuk janë vajzat që bien më shumë në sy. Gara në Ramygala, shtëpi e 1.558 banorëve, është për dhinë më të bukur nga të gjitha.

Fun

27/06/2016 16:55

Gjashtë kafshë, të gjinisë mashkullore e femërore, kanë parakaluar të “mbathura” me rroba shumëngjyrëshe e të zbukuruara me lule në tapetin e kuq të shtruar përpara jurisë. Paradës i jepet mjaft rëndësi, çfarë e tregon qartë dhe niveli i panelit përzgjedhës.

Në mesin e anëtarëve të jurisë është një ligjvënës lokal dhe drejtori i një shkolle të zonës. Disa nga dhitë “refuzuan” të zbrisnin në pasarelë, ndaj pronarët u detyruan t’i tërhiqnin me zor.

Fituesja e konkursit, një dhi e bardhë kishte trëndafilë në kokë.

Demyte, një vjeç e 4 muaj, u kurorëzua më e bukura e fshatit dhe tepër e kënaqur, pronarja Ferdinandas Petkevicius rrëfeu sa gëzimin që i solli kjo fitore, aq edhe tensionin që kishte pasur përpara garës, pasi kishte harruar t’i lëmonte thonjtë.

Rreth 500 spektatorë e ndoqën shfaqjen e veçantë. Fituesit u shpërblyen me ëmbëlsira, poçe me mjaltë, libra e kuponë për prerje flokësh falas.