“Nuk do të thotë se nuk kemi respekt për Barcën edhe nëse nuk i bëjmë korridorin”

Derisa po afrohet fundi i sezonit në La Liga e po ashtu edhe ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Real Madridit në ‘Camp Nou’, çështja e “korridorit të nderit” vazhdon të aktualizohet.

Sport

08/04/2018 23:22

Me shumë mundësi, ndeshja që do të zhvillohet në ‘Camp Nou’ do ta gjejë kampione Barcelonën.

E trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij nuk do t’i bëjë ‘korridorin e nderit’ Barcelonës, dhe ky vendim është marrë nga vetë ai.

Për këtë çështje ka folur edhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, pas barazimit 1:1 në derbi me Atletico Madridin.

Ramos duke diskutuar këtë çështje ka thënë se Real Madrid ka respekt për Barcelonën, edhe nëse nuk i bën korridorin.

“Mendoj se kjo çështje po zmadhohet”, ka deklaruar fillimisht Ramos.

“Unë nuk mendoj se Barcës vërtetë i intereson nëse ne i bëjmë korridorin apo jo. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është  se nuk do të thotë se nuk kemi respekt për ta, edhe nëse nuk e bëjmë korridorin”./Lajmi.net/