Nora Gjakova eliminohet nga Grand Slami i Parisit

Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i Parisit.

Sport

09/02/2019 11:13

Xhudistja nga Kosova, ka pësuar humbjen në luftën e parë nga koreania Jisu Kim.

Lufta e kategorisë deri në 57 kilogramë, u fitua me Ippon nga Jisu, shkruan lajmi.net.

Vlen të ceket se Distria Krasniqi e ka fituar ndeshjen e parë.

Pjesë e Grand Slamit të Parisit është edhe Akil Gjakova./Lajmi.net/