Nokia prezantoi në Berlin dy modele të reja për Selfie

Kompania tani pronë e Microsoft, Nokia, e ka marrë seriozisht çështjen e selfieve. Ajo ka prezantuar në Berlin dy modele të reja - Lumia 735 dhe Lumia 730.

Auto & Tek

05/09/2014 01:19

Siç duket punën e selfie Microsoft e ka marrur shumë seriozisht, pasi që në Berlin prezantoi modelin e celularit enkas për këtë.

Në fakt, Nokia që tani është pronë e Microsoft, zbuloi dy modele të reja me mundësi të futjes së dy kartelave 3G – Lumia 735 dhe Lumia 730, transmeton Lajmi.net.

Nokia pretendon se këta celularë janë më të mirët në botë për të bërë selfie. Selfie mundësohet me ndihmën e një kamere me kënd të gjerë, e cila e bën më të lehtë që të kapen më shumë njerëz në një foto.

Lumiat e reja vijnë gjithashtu edhe me një aplikacion të ri për Selfie, i cili ka veçori të pafundme.

Ndryshe nga modelet e tjera, këto dy modelet e reja e kanë të njëjtin ekran 4.7 inç HD dhe kamera me 6.7 megapiksel me optika Zeiss, së bashku me një bateri 2,220mAh.