Nokia 9: Data e lancimit, çmimi dhe përformancat

Nokia 9 PureView mund të lancohet këtë muaj. Plus, një video promovuese e zbuluar mund të ketë zbuluar shumë informacione rreth telefonit.

Auto & Tek

13/01/2019 20:37

HMD Global – kompania që ka ringjallur emrin e Nokia-s në mesin e smartfonëve – deri më tani ka lancuar një pjesë të vogël të telefonave, si Nokia 5 dhe kohët e fundit Nokia 7.1, transmeton lajmi.net.

Por Nokia 9 mund të fillojë në fillim të vitit 2019 dhe mund të jetë konkurrojë me Samsung Galaxy S9 ose edhe me Samsung Galaxy S10.

Zërat e fundit të lëshimit të Nokia 9 PureView tregojnë për një njoftim në janar të vitit të kaluar, me telefonin që më pas dyqanet t’i godasë në shkurt.

Përsa i përket ekranit, një video promovuese ka potencuar se telefoni ka një ekran prej 5.99 inçësh me kualitet 2K HDR10.

Nokia 9 do të posedojë dy kamera: një kamerë penta-lente dhe një të tillë dual-lente në pjesën e përparme. Për sa i përket kamerës normale, ajo do të posedojë 22 megapiksel, deri sa kamera frontale do t’i ketë 12 sosh.

Versioni prej 64 GB RAM memorie do të kushtojë përafro 480 euro, ndërsa modeli me 128 GB 550 euro. /Lajmi.net/