Noizy ironizon me “Despaciton” (Foto)

Për shumëkë është bërë hit i padiskutueshëm, por për disa “Despacito” është bërë e padurueshme.

ShowBiz

04/08/2017 22:46

Edhe pse kënga e Luis Fonsit dhe Dady Yankee është afër të thyej çdo rekord, duket se reperit Noizy nuk i pëlqen aspak, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram në të cilën krahason: barin dhe kokainën me këngën “Despacito”.

Nga këto të tri opsione, reperi e ka renditur këngën si më të rrezikshmen, duke shkruar mbi foto “Seriozisht”.

Së fundi, Noizy ka publikuar projektin “AK47”, i cili po pritet mirë nga publiku duke kaluar shifrën prej 2 milionë klikimesh. /Lajmi.net/