Noizy ‘djeg’ Vlorën me “100 Kile” (Video)

Këto ditë është lansuar projekti i shumëpritur nga reperi i njohur shqiptar Noizy, '100 Kile'.

ShowBiz

24/07/2017 08:51

Pas publikimit të këngës, Noizy ka filluar angazhimin nëpër mbrëmje muzikore ku edhe po bën promovimin e këngës, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të këtyre mbrëmjeve, reperi ka qenë i ftuar në një nga klubet e qytetit të Vlorës, ku mblodhi publik shumë të madh në numër.

Në një video që ka publikuar vetë reperi në rrjete sociale, shihet atmosfera në maksimum gjatë këndimit të ‘100 Kile’, ku i gjithë publiku brohorisnin bashkë me Noizyn. /Lajmi.net/

This is why I love Vlora Accc ?? #1000Kile meqe jemi ne vlore ??

A post shared by NOIZY (@zinizin) on