Noa, vajza që nxjerr hapur në Instagram të gjitha ngacmimet e ndyra që i bëhen nga meshkujt në rrugë (Foto)

Noa Jansma, një studente 20-vjeçare holandeze nga Amsterdami, ka vendosur të hapë një llogari në Instagram duke denoncuar një prej fenomeneve më shqetësuese për shumë gra e vajza: ngacmimet seksuale nga të panjohur.

Fun

05/10/2017 17:38

Një nismë, e cila synon të ndërgjegjësojë dhe edukojë publikun femëror, por mbi të gjitha atë mashkullor lidhur me këtë lloj shqetësimi që shpeshherë bëhet paraprijës i dhunës fizike dhe asaj seksuale.

Në vetëm 30 ditë nga hapja e Ilogarisë ajo numëron mbi 50 mijë ndjekës dhe shumë postime.

Por, ajo që e bën të veçantë nismën e saj është se Noa publikon selfies me ndjekësit e saj shoqëruar me fjalët  dhe propozimet që ata i thonë. /Lajmi.net/