Nju Jork: Një i vdekur, dhjetëra të lënduar pasi një makinë godet këmbësorët

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, ka goditur njerëzit në Times Square në Nju Jork, kanë thënë autoritetet.

Bota

18/05/2017 19:04

Departamenti i Zjarrfikësve në Nju Jork dhe policia kanë konfirmuar se një person ka vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar në këtë incident.

Zyrtarët në SHBA kanë thënë se të dhënat e para thonë se bëhet fjalë për një aksident dhe jo për një ngjarje që lidhet me terrorizmin. Ata kanë thënë se shoferi i veturës është testuar dhe i është gjetur se ka përdorur alkool.

Zyrtarët e sundimit të ligjit megjithatë kanë treguar se FBI është duke punuar me policinë për të hetuar këtë incident.

Policia në Nju Jork ka bllokuar për qarkullim zonën ku ka ndodhur ngjarja.

“Sipas të dhënave të para, duket më shumë si aksident me makinë se sa diçka tjetër”, ka thënë një zëdhënës i policisë për agjencinë AFP.

NBC TV po raporton se drejtuesi i makinës është arrestuar pas incidentit.