Njoftim i rëndësishëm për tifozët që do të ndjekin ndeshjen në ‘Elbasan Arena’

Masat e larta të sigurisë për Izraelin kanë detyruar tifozët e shumtë që duan ët ndjekin ndeshjen e kombëtares që të udhëtojnë që gjatë paradites së sotme drejt qytetit të Elbasanit, duke iu frikësuar bllokimit të plotë të rrugës.

Sport

12/11/2016 15:46

Ndaj Policia e Shtetit, për t’u ardhur në ndihmë mbështetësve të kombëtares, ka njoftuar se si do të funksionojë aksi Tiranë-Elbasan, në mënyrë që edhe publiku të ketë mundësi të kalojë nëpërmjet kësaj rruge para bllokimit.

Policia e Shtetit për t’iu ardhur në ndihmë tifozëve që duan të shkojnë në Elbasan si dhe të gjithë përdoruesve të rrugës Elbasan -Tiranë dhe anasjelltas bën me dije se:

Se lëvizja me automjet nga Elbasani për në Tiranë nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17.00 të ditës së sotme.

Ndërsa lëvizja nga Tirana për në Elbasan nëpërmjet tunelit do jetë e lirë deri në orën 17.30  po të ditës së sotme.

Pas këtij orari sipas kahut të lëvizjes, tuneli do të bllokohet dhe lëvizja do të kryhet nga Durrësi.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv,  me të njëjtin përkushtim e seriozitet si për çdo ndeshje tjetër ndërkombëtare që është zhvilluar në vendin tonë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.