Njihuni me apartamentin më të shtrenjtë në botë, çmimi i një nate është marramendës

Tarraca e përsosur me pamje të mrekullueshme, mobilie moderne dhe hapësirë të mbushur me luks dhe komfor, – hidhjani një sy apartamentit më të shtrenjtë në botë!

Fun

13/11/2017 08:09

Dhoma më e shtrenjtë hoteliere gjendet në Gjenevë. Royal Penthouse në hotelin President Wilson zyrtarisht është apartamenti më i shtrenjtë në botë në të cilin një natë kushton jo më pak se 80.000 dollarë.

Pos që ka çmimin më të lartë, është edhe apartamenti më i madh në Evropë me 1.650 metra katrorë, transmeton Telegrafi.

Veçantinë ia jep tarraca me pamje në liqenin Léman.

Apartamenti akomodon 12 njerëz (secili ka dhomë të veçantë), andaj çmimi i apartamentit për person është 6.600 dollarë.

Ekzistojnë dy dhoma kryesore, të cilat kanë banjat e veta nga mermeri dhe xhakuzi nga ku ofrohet pamja në drejtim të liqenit.