“Njerëzit që kanë fjetur me alienë”

Stephany Fay Cohen është studiuese e çështjeve psikike dhe së fundmi ka bërë një deklaratë të çuditshme.

Fun

19/05/2018 16:40

Ajo thotë se ka kryer seks me alienët.

Cohen pohon se, bashkë me grupin e vet, që njihet me emrin “Team Spirit”, kanë fluturuar disa herë me UFO-t e alienëve.

Alienët me të cilët ajo e ka ndarë shtratin vijnë nga sistemi i njëjtë diellor, që gjendet në yjësinë Canis Major.

Cohen thotë se ekzistojnë katër lloje të ndryshme të alienëve: të hirtë, reptilë, njerëz mace dhe njerëz oktapodë.

Në fakt, ajo thotë ta ketë një raport të veçantë me një njeri-oktapod, të quajtur Ian.

Por, ajo thotë se njerëzit-mace janë alienët që më së shumti janë të dhënë pas seksit.