Një robot mund të kandidojë për president në SHBA

Tashmë nuk është më gjë e re. Robotët dhe pajisjet teknologjike po zëvendësojnë dita-ditës njeriu si forcë punëtore, por në 30 vitet e ardhshme thuajse gjysma e popullsisë së botës do të zëvendësohet nga robotët.

Bota

19/02/2016 00:20

Lajmi vjen nga takimi i radhës i Shoqatës amerikane për avancimin e Shkencës. Eksperti i kompjuterëve, Moshe Vardi, thotë se makinat pa pilot do të zëvendësojnë taksitë, dronët do zëvendësojnë postierët, madje edhe punonjëset e seksit do të zëvendësohen nga ‘bukuroshe’ me bateri.

Avancimi do shkojë deri atje saqë në vitin 2020 në zgjedhjet presidenciale mund të kandidojë një robot superinteligjent, megjithëse sipas Vardit ai nuk do të fitonte./lajmi.net