Një palestinez u qëllua për vdekje në Gaza nga ushtria izraelite

Ministria e shëndetësisë palestineze tregoi se një palestinez u qëllua për vdekje në Gaza nga ushtria izraelite të premten.

Bota

08/12/2017 16:59

Protestuesit palestinezë u përleshën me trupat izraelite anembanë Bregut Perëndimor ndërsa adhuruesit në të gjithë botën muslimane dolën në rrugë pas lutjeve javore të premten për të protestuar kundër vendimit të Trump, shkruan theguardian transmeton Periskopi.

Protestuesit marshuan gjithashtu në të gjithë botën arabe nga Libani në Egjipt dhe Jordani për të protestuar kundër vendimit,  pas thirrjeve nga grupe të ndryshme militante në rajon,  nga Iraku në Afganistan  për të sulmuar interesat amerikane. Marshimet u organizuan në Iran, Indonezi, Malajzi, Pakistan dhe Jordani.