Një nënë seksi si Tuna, vizaton çdo detaj të trupit me këtë veshje të ngushtë

Këngëtarja Tuna Sejdi ka arritur t’i ruajë linjat edhe pas shtatzënisë dhe lindjes.

ShowBiz

21/11/2018 10:38

Këngëtarja Tuna Sejdi gjithmonë është përmendur për stilin e veçantë dhe me fokus të veçantë ka qenë trupi i saj, shkruan lajmi.net.

Kështu ka vepruar edhe gjatë shtatzënisë ku e ka realizuar një fotosesion me bark të fryrë por ajo çfarë ka rënë realisht në sy janë rezultatet që ka arritur pas lindjes së Tianit.

Tuna është kujdesur që të bëjë palestër dhe të ruhet në ushqim andaj edhe sot duket shumë seksi.

Në foton e fundit të publikuar në Instagram, Tuna ka treguar çdo detaj të trupit me veshjen e ngushtë por nuk ka zbuluar nëse fotot janë realizuar për qejf apo në kuadër të ndonjë projekti të ri muzikor./Lajmi.net/