Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.F është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
I pandehuri F.F dyshohet se me dt.13.02.2018, rreth orës 07:38, në lagjen “Marigona”, komuna e Graçanicës, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin P.G të cilin e ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë dhe gjoks, andaj me këtë ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.