Një duel me Joshuan? Ja çfarë thotë Fury

Tyson Fury ka dhënë mendimin e tij për mundësinë e një dueli me Anthony Joshuan.

Sport

13/01/2019 22:15

Një duel i tillë mund të mos ndodh kurrë, nëse Fury nuk e fiton revanshin me Deontay Wilder më vonë gjatë këtij viti.

Fury është në bisedime të avancuara për ta bërë të mundur revanshin si kontestues i titullit WBC.

Por, ai ka komentuar edhe mundësinë për të luftuar me britanikun tjetër, Anthony Joshua.

Siç ka thënë për “BT Sport”, Fury ka qenë i gatshëm për një spektakël me Joshuan, por ky spektakël sipas tij mund të bëhet në çfarëdo kohe së shpejti, transmeton lajmi.net.

Nëse Fury do ta mposhte Wilderin dhe do të merrte titullin e WBC, atëherë britanikët do të përballeshin për kampionin e unifikuar.

Fury – Joshua do të ishte dueli më interesant që do të mund ta shihnin adhuruesit e boksit. /Lajmi.net/