Një ditë para se të martohej festoi me mikeshat fundin e beqarisë, por një veprim i pamenduar i kushtoi shtrenjtë (Foto/Video)

Një femër e cila pritej të bëhej nuse, ka bërë një veprim që i ka kushtuar shtrenjtë, duke përfshirë edhe prishjen e lidhjes me partnerin që shpresonte të martohej.

Fun

23/09/2016 08:26

Një ditë para se të martohej, Emma Ayala kishte vendosur të organizojë një aheng me mikeshat e saj për të festuar natën e fundit të beqarisë, por konsumimi i tepërt i alkoolit e bëri atë të bëjë një gjest të pamenduar mirë, transmeton Telegrafi.

Gjatë ahengut të organizuar në Playa del Carmen në Meksikë, Emma kishte humbur kontrollin dhe kështu për një çast duke vallëzuar me një mashkull të cilin e kishte njoftuar atë ditë puthet, dhe vazhdon ahengun sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

2

Por e gjithë kjo ngjarje u filmua dhe më pas u postua në internet, ku brenda pak minutave u bëri xhiron e botës. Dhe natyrisht se videon arriti ta sheh edhe partneri i saj i cili shpresonte të martohej me të nesërmen.

Dhe menjëherë ai i dha fund lidhjes së tyre duke mos pranuar assesi të dëgjojë arsyetimet e saj.