Nisin negociatat për transferimin e Messit te kjo skuadër e Premierligës

Mund t’iu duket e pabesueshme por Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Sport

16/01/2017 23:43

Siç kupton ‘The Sun’, Manchester City dhe Barcelona muajin e kaluar kanë pasur negociata për transferimin e argjentinasit në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Manchester City kanë shprehur gatishmërinë të thyejnë rekordin në treguan e transferimeve, duke i ofruar 120 milionë euro për shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Për transferimin e Messit te City, po insiston trajneri Pep Guardiola, i cili ka pasur ndikim të madh në karrierën e argjentinasit te Barcelona.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6