Nis takimi i liderëve të Ballkanit me presidentin Hollande dhe kancelaren Merkel

Paraprakisht komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hanh, ka thënë se për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë janë ndarë 96 milionë euro ku të tri shtetet do të lidhen me linjën hekurudhore.

Lajme

04/07/2016 18:27

 

Në Pallatin Elize ka nisur takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me presidentin francez, Francois Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Ky takim po mbahet në kuadër të Samiti për Ballkanin që sot i ka nisur punimet në Paris, transmeton lajmi.net.

Në takim janë shefat e qeverive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës.

Paraprakisht komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hanh, ka thënë se për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë janë ndarë 96 milionë euro ku të tri shtetet do të lidhen me linjën hekurudhore.

Më pas, ka qenë edhe Goran Svilanoqit, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), i cili ka thënë se projekti për autostradën Prishtinë-Nish është gati për t’u impelementuar. /Lajmi.net/