Nis realizimi i projektit prej 2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Gjilan – Livoç i Ulët

Sot ka nisur asfaltimi i rrugës hyrëse dhe dalëse me katër korsi, Gjilan – Livoç i Ulët me gjatësi prej 3 kilometrash dhe gjerësi prejm 20 metrave.

Lajme

20/06/2018 14:47

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri pas vizitës është shprehur se ndërtimi kësaj është projekt me vlerë prej 2 milionë euro dhe  kjo rrugë integron Livoçin e poshtëm me zonën urbane, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Jam shumë i lumtur që sot filluam këtë projekt kaq të rëndësishëm në vlerë prej 2 milionë eurove. Zgjerimi i rrugës do të shkoj deri në qendër të qytetit, tek semaforët, e që realisht e integron në zonën urbane Livoçin e Ulët. Rruga po bëhet sipas standardeve, me zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik”, ka thënë Haziri.

Ai gjithashtu ka falëndëruar ish-ministrin Zharku dhe ish-qeverinë e Isa Mustafës për përkushtimin e treguar për realizimin e këtij projekti, si dhe qeverinë aktuale për kontinuitet.

Haziri ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj edhe ndërtimi i rrugës tjetër hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 3 kilometrave, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm./Lajmi.net/