Nikon lanson aparatin me kualitetin më të mirë në histori të tij

Nikon ka zbuluar modelin e ri të aparatit fotografik të quajtur D810, i cili është quajtur nga kompania si ‘Aparati me kualitetin më të mirë të fotografisë në historinë e Nikon’.

Auto & Tek

27/06/2014 01:19

Ka shumë modele të mira të aparateve fotografike nga Nikon, por ky i fundit është më i miri që kompania ka prodhuar deri më tani.

Modeli D810 mund të quhet edhe si model i përmirësuar i modeleve D800 dhe D800E. Por, Nikon ka bërë të ditur që modeli D810 është një model krejtësisht më i mirë, me 36.3 megapiksel dhe senzorë FX CMOS, që ofron ‘kualitetin më të mirë të fotografisë në historinë e Nikon’.

Përveç senzorëve në aparat, Nikon gjithashtu i ka vendosur edhe një procesorë D4 EXPEED 4 në brendësi të kamerës, duke e bërë të sigurt që pajisja të krijojë imazhe në kualitet shumë më të lartë se më herët.

Dhe në fund, përditësimet në Nikon D800/E përfshijnë edhe mundësinë për të krijuar video në 1080 piksel.

Nikon D810 do të jetë i gatshëm në fund të korrikut, me një çmim prej $3,300.