Nikoliq zbutë kërcënimin, por prapë përmend luftën civile

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka mohuar të ketë thënë se Serbia kërcënohet nga një luftë civile, duke thënë se deri te kjo mund të arrihet vetëm nëse dikush e njeh pavarësinë e Kosovës.

Lajme

17/10/2015 13:50

“Kam thënë se, deri te lufta civile do të arrihet nëse dikush do ta njihte Kosovën”, ka thënë Nikoliq për mediat serbe, duke mos e saktësuar se në kë mendon që do ta njehë Kosovën, transmeton lajmi.net.

Nikoliq gjatë vizitës së disa manastireve ortodoks, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, dhe mundësisë që manastiret ortodoksë serbë të menaxhohen nga Kosova, ai ka thënë:

“Le ti marrin, i kanë marr edhe turqit, austriakët, gjermanët, por prapë janë kthyer tek ne”, ka thënë Nikoliq. (lajmi.net)