Nikoliq përfundon platformën për Kosovën, ja çka përmban ajo!

Platforma për Kosovën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, është dërguar në kabinetin e kryeministrit, Aeksandar Vuçiq.

Lajme

19/05/2015 16:14

Sipas B92, janë bërë të ditura edhe disa nga objektivat e kësaj platforme. Sipas këtij mediumi, platforma e Nikoliqit parasheh një autonomi të gjerë për Kosovën në shumë fusha, por jo edhe pavarësi, transmeton lajmi.net.

Një pjesë e kësaj platforme ka të bëjë edhe me veriun e Kosovës, i cili, sipas Nikoliqit, duhet të trajtohet në përputhje me kushtetutën e Serbisë. Ndërsa në pjesën tjetër, Asociacioni i Komunave Serbe, të ketë tretman ashtu siç kanë pasur shqiptarët gjatë ekzistimit të Jugosllavisë.