Nicole Kidman, personi më i rëndësishëm në botë

Aktorja Nicole Kidman po cilësohet si personi me rëndësi të madhe në botë.

ShowBiz

22/04/2018 16:54

Revista “Times” ka publikuar listën me emrat e personave më të rëndësishëm dhe të cilët kanë ndikim të madh dhe aty kryeson pikërisht aktorja e njohur, shkruan lajmi.net

Nicole Kidman është vendosur edhe në kopertinën “Times” për muajin prill dhe po cilësohet si një nga femrat më të suksesshme, si dhe një personazh që njihet për inteligjencën e saj dhe sensin e humorit.

Ajo po ashtu ka qenë ambasadore e vullnetit të mirë për UNICEF që nga viti 1994 dhe për UNIFEM që nga viti 2006./Lajmi.net/