Nga kush frymëzohet Katy Perry?

Këngëtarja amerikane Katy Perry, gjatë javëve të fundit ka studiuar koncertet e Beyoncet dhe Madonnas në Super Bowl, për të realizuar një performancë sa më të mirë të finales së famshme në rugby.

ShowBiz

31/01/2015 11:24

Krijuesja e hitit “Roar”, ka theksuar se vazhdimisht ka shikuar videot e dy këngëtareve për të krijuar një ide sa më origjinale në koncertin e saj që do të realizohet në pushimin mes dy pjesëve.

Perry ka thënë se Madonna gjatë koncertit të saj përdori më shumë “efektet grafike” derisa lavdëroi Beyoncen për atmosferën që krijon me lëvizjet e saj.

“Beyonce sjell fuqi dhe ndjeshmëri në skenë. Ajo këndon pesë nota më lartë se unë dhe këto nivele janë vështirë për tu arritur”, ka thënë Perry