Nga janari, 8 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka organizuar një protestë ku kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e mediave dhe gazetarëve në Kosovës.

Lajme

03/05/2018 11:49

AGK, ka thënë se gazetarët në Kosovë, po vazhdojnë të raportojnë në kushte të vështira, ku edhe po ju mohohet e drejta në dokumente zyrtare.

Majlinda Aliu nga AGK, tha se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjene Kosovën në situatë jo të mirë sa i përket gjendjes së gazetarëve, sidomos në aspektin e sigurisë.

Ajo tha se vetëm prej janarit të këtij viti deri më sot në AGK janë raportuar 8 raste të sulmeve, kërcënimit e dëmtimit të pronave ndaj gazetarëve.

Sipas saj, hap pozitiv është emërimi i një prokurori për trajtimin e sulmeve dhe rasteve tjera kundër gazetarëve, që sipas saj ka ndikuar që Kosova të ranglistën botërore të ngritët për 4 vende nga viti i kaluar, por që siç thotë ajo nuk është e mjaftueshme.

Në protestë ka marrë pjesë edhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Serbë të Kosovës, Budimir Nicic.“Zbatojeni Ligjin e Punës”, “Ndaloni linçimet”, ishin disa nga parullat me të cilat protestuan gazetarët.

Data e 3 majit është vendosur që të jetë Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara./Lajmi.net/

agk2