Neymar – Real Madrid, ftesë për sulmuesin e Barcelonës (FOTO)

Casemiro ka ftuar sulmuesin e Barcelonës, Neymar të transferohet në Real Madrid.

Sport

25/07/2017 09:41

Mesfushori Casemiro ka ftuar sulmuesin e Barcelonës, Neymar të transferohet në Real Madrid.

“Neymar? Pse të mos vijnë dhe të luajnë në Real Madrid? Këtu ai do të jetë i mirëpritur”, ka deklaruar Casemiro.

“Unë nuk kam biseduar me Neymarin kohët e fundit, por i uroj atij më të mirën”, ka shtuar braziliani.

“Nëse largohet nga Barcelona i dëshiroj fatin e botës, por edhe nëse mbetet i dëshiroj të njëjtën gjë”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/