Neymar në histori

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit, Ronaldo ka theksuar se Neymar “do të hyjë në histori” si një prej futbollistëve më të mirë brazilian i të gjitha kohërave. 21-vjeçari ka shkëlqyer më 2013 – pas transferimit në Nou Camp nga Santos gjatë afatit kalimtar të verës – kurse udhëhoqi Brazilin drejt triumfit në Kupën…

Sport

25/12/2013 07:00

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit, Ronaldo ka theksuar se Neymar “do të hyjë në histori” si një prej futbollistëve më të mirë brazilian i të gjitha kohërave.

21-vjeçari ka shkëlqyer më 2013 – pas transferimit në Nou Camp nga Santos gjatë afatit kalimtar të verës – kurse udhëhoqi Brazilin drejt triumfit në Kupën e Konfederatave.

Ai po ashtu ka filluar mbarë aventurën e re me ekipin e Gerardo Martinos.

“Është një fakt se Neymar do të bëhet futbollist i madh. Ai do të hyjë në histori si një prej futbollistëve më të mirë brazilian në botë. Ai është në rrugën e duhur. Është futbollist karizmatik dhe i përqendruar në atë që duhet të bëjë. Kështu shkohet drejt suksesit”, deklaroi Ronaldo për një televizion brazilian.

Barcelona është në pushim dimëror dhe rikthehet në aksion më 2014 me përballjen kundër Atletico Madridit, që ka pikë të barabarta me të në krye të La Ligës.