Nexhmije Pagarusha vizitohet nga ministri Gashi, nga ky muaj merr shpërblim prej 500 eurosh

Nexhmije Pagarusha ka filluar ta gëzojë statusin e meritave të veçanta nga Ministria e Kulturës.

ShowBiz

30/11/2018 23:59

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë muajit tetor që këngëtaren e njohur Nexhmije Pagarusha, ta shpërblejë për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan lajmi.net.

Nga ky muaj, këngëtarja përfiton një shpërblim mujor prej 500 euro, e këtë njoftim e bëri edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, gjatë një vizite në shtëpinë e Nexhmijes.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I MINISTRIT SHALA, PA NDËRHYRJE:

“Shumë i lumtur që Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, nga ky muaj filloi të përfitoi shumën prej 500 euro në baza mujore nga Ministria e Kulturës.

Sot vizitova këngëtarën në banesën e saj, të cilës ia dorëzova Vendimin e Qeverisë për statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare. KG”. /Lajmi.net/