Nexhat Daci: LDK-ja dhe Isa Mustafa nuk po gjejnë frena për ta ndalur teposhtzën (Video)

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci thotë se partitë politike janë në një gjendje te keqe që nga 20016, dhe sipas tij duhet të ndryshojnë.

Lajme

26/07/2017 15:21

Nga: Elhami Ismajli

Daci, që ishte protagonist i ngjarjeve kryesore në Kosovë dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt Ibrahim Rugovës, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se fitues objektiv të këtyre zgjedhjeve janë Vetëvendosje.

“Që nga 2006 kanë marr teposhtzën shoqëria dhe partitë politike. Mendoj që po nuk ndryshojnë rrënjësisht subjektet që kanë udhëhequr nga vdekja e presidentit Rugova. Do ta pësojnë në vazhdimësi pasojën e asaj se si është udhëhequr Kosova. Objektivisht fitues real është vetëm Vetëvendosje në këto zgjedhje”, ka theksuar Daci.

Daci ka thënë se i pranon me dhimbje rrjedhat në LDK. Sipas tij, LDK-ja nuk po gjen frena për ta ndaluar rënien, e për këtë fajtor është Isa Mustafa.

“Me dhimbje i pranoj rrjedhat në LDK pas vitit 2006, pas vdekjes së presidentit Rugova. Një teposhtëze që nuk gjen fre me ndalu njëherë dhe me marr frymë me pushu, por në rrëshqitje të vazhdueshme, në rënie të përkrahjes së LDK-së nga anëtarësia e vet nga një parti që nuk ka dit çka është humbja e zgjedhjeve. Në çdo aksident rrugor, timonieri është fajtori. I duhet kthjellim i mendjes për një kohë parisë së LDK-së e pastaj me vepru me njerëz që vërtet kanë lind me LDK. Ka njerëz të tillë në LDK”.

Daci ka thënë fjalë të mira edhe për të nominuarin për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, por ka thënë se është nga një vend ku LDK-ja nuk ka bastion.

“Unë pjesërisht e njoh, është më i ri, por ka qenë një ministër perfekt për këtë mandat. A ka qenë nominimi i tij për kryeministër, atë e ka vlerësuar LDK-ja. Mos të harrojmë se profesor Hoti është nga një vend i vogël dhe nga një vend ku LDK është e vogël”.

Daci ka folur edhe për Haradinajn, duke e vlerësuar se mund të udhëheq me Kosovën.

Ndërsa e ka quajtur njeriun më emblematik që ka pasur UÇK-ja, ndërsa pas tij, ka thënë se është Fatmir Limaj.
“Në mendjen time kam shumë vërejte për Ramush Haradinaj, por që janë periferike. I vetmi njeri që nuk është larguar kurrë gjatë luftës nga Kosova, atij i afrohet edhe Limaj pastaj. Për mua dy komandantët më emblematik të UÇK-së janë Ramushi dhe Fatmiri”.

Daci ka thënë se më mëkat ka qenë votimi i Thaçit president, sesa nëse votohet Haradinaj për kryeministër.

“Në votimin parë më shumë se gjysma e deputetëve të LDK-së nuk e kanë votuar Thaçin për president, dhe kur timonieri (Isa Mustafa) iu ka kërcënuar, të njëjtit njerëz e kanë votuar. Nuk mund të quhet tradhti kur është gabim katastrofal ose është një mendje totalitare komuniste që deputetit duhesh me i dirigju”, ka thënë Daci. /Lajmi.net/

YouTube player