Nëse jeni person që punoni shumë, ja nga çka rrezikoheni

Të gjithë i njohim ata njerëz të cilët thjeshtë nuk mund ta lënë punën e tyre, duke u përkushtuar maksimalisht për të edhe jashtë orarit.

Fun

27/05/2016 13:53

Kontrollimi i emaileve gjatë gjithë ditës, refuzimi i vikendeve dhe madje puna edhe gjatë pushimeve, i karakterizon këta njerëz që njihen si punëtor të mëdhenj.

Por, të jesh një punëtor i madh mund të ndikojë shumë në shëndet – në gjumë, ushqim dhe ushtrime.

Një studim i ri paralajmëron se orët që kalohen gjithë ditën duke punuar, ndikojnë shumë në shëndetin mental gjithashtu.

Hulumtuesit në Universitetin e Borgenit në Norvegji gjetën se njerëzit që punojnë shumë kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Dr. Cecilie Schou Andreassen, tha: “Personat që punojnë shumë treguan më shumë simptoma psikiatrike sesa ata që nuk punojnë shumë”.

Pasi analizuan 16,000 punonjës, Dr. Schou dhe ekipi i tij gjetën:

33.8% vuajnë nga ankthi, krahasuar me 11.9% të atyre që nuk punojnë shumë
8.9% vuajnë nga depresioni, krahasuar me 2.6% e atyre që nuk punojnë shumë

Dr. Schou shtoi: “Ata që e marrin punën shumë seriozisht dhe punojnë shumë, kanë probleme të thella psikologjike ose emocionale”.