“Nëse Mustafa e Ymeri takohen me Simiq, pse mos të takohen me Haradinajn e Veselin”

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, në emisionin “Fakt Plus”, ka komentuar deklaratat e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, se nuk duan takim me Haradinajn në cilësinë e mandatarit të koalicionit PAN për formimin e Qeverisë.

Lajme

10/07/2017 18:36

Sipas Latifit, këto parti nuk duhet që të hezitojnë të takohen me Haradinajn për të formuar Qeverinë e Kosovës, siç tha ai, për të mirën e vendit.

“Nëse ata nuk hezitojnë të takohem me Slavko Simiq, atëherë pse të mos takohen me z. Veseli apo z. Haradinajt, z. Mustafa dhe z. Ymeri”, tha Latifi në “Fakt Plus”.

Sipas Latifit, nëse atyre iu pengon personaliteti dhe përkushtimi i Ramush Haradinaj atëherë mund edhe të mos takohen dhe të  shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Latifi shtoi se kjo mund të perceptohet ndryshe tek qytetarët.

Latifi bëri të ditur se Qeveria do të formohet nga koalicioni PAN, i cili edhe e ka të drejtën Kushtetuese. Ai bëri thirrje këtyre partive që mos të bllokojnë situatën politike në vend.

YouTube player