Nëse mendoni se në foto janë gjyshja dhe nipi i saj, po gaboheni! (Foto)

Duket si e tillë, por në të vërtetë nuk është...

Fun

17/10/2016 09:51

Gjyshja në fotografi nuk merr frymë, e i tillë është edhe “nipi” në krahët e saj, ata nuk janë fare qenie të gjalla, transmeton lajmi.net.

Të dy janë skulptura hiper-realiste, madje edhe fotografitë tjera që do t’i gjeni më poshtë janë krijuar me detaje të përpikta deri në atë pikë saqë do të besoni se janë qenie të gjalla.

Portrete të ndryshme që do t’ju bëjnë t’i shikoni disa herë, madje do të befasoheni nga punimet që ka bërë, pasi në mënyrë të veçantë, 26 artistë në Muzeun de Bellas Artes de Bilbao, i kanë kushtuar vëmendje madje edhe thonjve e rrudhave të njeriut.

Besohet se vizitorët që shkuan në këtë ekspozitë janë mahnitur me atë që kanë parë, e gjithashtu edhe kur kanë prekur lëkurën e këtyre skulpturave ka qenë e vështirë të besohet se nuk është reale.

Mbresëlënëse apo jo? Më poshtë do të gjeni të gjitha skulpturat e përgatitura për këtë ekspozitë. /Lajmi.net