Nëse largohet nga Juventus, ky do të jetë klubi i ri i Higuainit

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain mund të transferohet në Premierligë.

Sport

26/05/2018 10:12

Gonzalo Higuain ka ofertë për largim nga Juventus.

Sulmuesi argjentinas ka zgjuar interesim nga Chelsea.

“Blues” presin ta zyrtarizojnë angazhimin e Maurizio Sarrit në postin e trajnerit, pasi të konfirmojnë ndarjen me Antonio Conten.

Sarri ka raport të shkëlqyeshëm me Higuainin nga koha e kaluar së bashku te Napoli dhe dëshiron të ribashkohet me të në Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Juventus nuk e kundërshton mundësinë e shitjes së Higuainit dhe kërkon së paku 55 milionë euro për shërbimet e ish sulmuesit të Real Madridit. /Lajmi.net/