Nëse keni lindur midis viteve 1950 – 1980, duhet ta lexoni këtë shkrim!

Sa nostalgji për ato kohë…

Fun

28/01/2018 10:23

  1. Që fëmijë kemi hipur në makina të thjeshta që nuk kishin as rripa sigurie, as airbag.
  2. Të udhëtonim në pjesën e pasme të një furgoni të hapur, ishte një shëtitje speciale dhe akoma i mbajmë si kujtime këto raste.
  3. Krevatat tona ishin të pikturuar vetë me ngjyra të ndritshme me bazë plumbi.
  4. Nuk kishte bllokime sigurie për fëmijët në tualete, në porta, apo edhe në pakot e ilaçeve.
  5. Kur luanim me biçikleta, nuk na shkonte në mendje të mbanim kasa mbrojtëse.
  6. Pinim ujë nga çezma e kopshtit, në vend që të pinim nga shishja e mbushur me ujë mineral që kishim në shtëpi.
  7. Kalonim orë e orë të tëra për të bërë karroca me kuzhinieta dhe ata që ishin me fat e jetonin në rrugë të pjerrëta, lëshoheshin në ato rrugë dhe mbanin frena me këmbët e tyre. Prishnim këpucët që nuk kishin ku të shkonin më keq, por prapë nuk ndalonim së luajturi me to.
  8. Dilnim për të luajtur dhe prindërit na urdhëronin të ktheheshim në shtëpi në kohën e perëndimit të diellit, por ne nuk kishim celularë, ndaj askush nuk mund të na njoftonte dot dhe i shkelnim urdhërat e prindërve.
  9. Shkolla përfundonte në mesditë dhe pastaj shkonim në shtëpi të hanim drekën dhe mblidheshim të gjithë familjarisht për të ngrënë.
  10. Çaheshim, vriteshim, humbnim dhëmbët duke luajtur dhe askush nuk i denonconte këto raste si tani. Faji nuk ishte i askujt, por i yni.
  11. Hanim biskota, bukë me vaj e me kripë, hanim sheqerka dhe nuk kishim probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithë kohës duke luajtur.
  12. E ndanim atë që hanim me gjithë shokët, madje edhe pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiq nga ne, pikërisht se bënim këtë gjë.
  13. Nuk kishim Playstation, Nintendo 64, Xbox,Videolojëra, televizor me mbi 50 kanale, kompjuter, celular, internet, ama kishim shumë shokë.
  14. Dilnim, i hipnim biçikletës, ose ecnim në këmbë deri në shtëpinë e shokëve tanë, hynim në shtëpinë e tyre pa i rënë fare ziles dhe ata përherë ishin gati të dilnin e të luanin me ne.
  15. Po, atje jashtë në botën e rrezikshme, ne nuk kishim dikë që të na ruante. Si ia kemi dalë? Bënim lojëra me top llastiku, ndaheshim në skuadra dhe luanim. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, por nuk u mbetej qejfi apo të hynin në depresion saqë të shkonin tek një psikolog, siç e bëjnë në ditët e sotme.
  16. Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhë mësonim se si të menaxhonim secilën nga këto. / Bota.al