Nëse e shihni dikë me këtë tatuazh, ja çfarë domethënie ka (FOTO)

Thuajse të gjithë tatuazhet e ka një lloj domethënie, prandaj edhe bëhen dhe mbesin përgjithmonë.

Fun

26/11/2015 12:06

Thuajse të gjithë tatuazhet e ka një lloj domethënie, prandaj edhe bëhen dhe mbesin përgjithmonë.

Ato mund të kenë ndonjë kuptim simbolik, apo mund të jenë vetëm një imazh të cilin e pëlqejnë, sidoqoftë, është një vendim personal dhe i njëjti simbol mund të ketë domethënie të ndryshme tek disa persona, raporton lajmi.net.

Në rastin e tatuazhit të pikëpresjes, domethënia është bërë shumë universale dhe për këtë duhet falenduar Amy Bluel.

Kur Bluel e kishte humbur babanë pasi ai kishte kryer vetëvrasje, ajo kishte vendosur të bënte diçka për ta nderuar atë dhe të ndihmojë që ta ngrit vetëdijesimin e problemeve të shëndetit mendor.

Ajo i ka realizuar të dyja me sukses përmes projektit të saj ‘Semicolon’ apo Pikëpresja.

Organizata apo kjo lëvizje është e dedikuar ta prezantoj shpresën dhe dashurinë për ata të cilët janë duke luftuar me depresionin, vetëvrasjen, varësinë, dhe dëmtimin e vetvetes.

Ata i inkurajojnë njerëzit të vizatojnë apo ta bëjnë tatuazh një pikëpresje në trupin e tyre si një shenjë e cila ua rikujton atyre fuqinë e vetvetes.

Pikëpresja është një pjesë shumë e rëndësishme e shenjave të pikësimit dhe është simboli i përsosur për ata të cilët janë duke luftuar me çështje të caktuara.

Siç thotë edhe Amy: “Një pikëpresje përdoret kur një autor ka mundur të zgjedh nëse ka dashur ta përfundoj fjalinë, por ka vendosur që mos ta përfundoj atë. Autori jeni ju dhe fjalia është jeta juaj”.

Projekti Pikëpresje i inkurajon njerëzit ta ndajnë historinë e tyre me tjerët dhe ta inspirojnë njëri-tjetrin gjatë fazave të vështira.

Shumë njerëz vendosin ta vënë simbolin përgjithmonë si një rikujtim ndaj vetes se ata nuk janë vetëm dhe se ku janë ata për momentin nuk është fundi.

Ju mund të kontaktoni me projektin Pikëpresje në faqen e tyre në Facebook: https://www.facebook.com/projectsemicolon?fref=ts

Ose në ueb sajtin e tyre: http://www.projectsemicolon.com/

/lajmi.net