Nënë e bijë vdesin, 3 vjeçarja kishte pirë qumështin pasi e ëma ishte kafshuar nga gjarpri

Një nënë indiane 35-vjeçare, dhe vajza e saj 3-vjeçare kanë vdekur para se të arrijnë në spital. Shkaku i kësaj tragjedie është tepër i çuditshëm.

Bota

26/05/2018 14:44

Nëna nuk e kishte vërejtur kafshimin nga gjarpri, dhe e kishte ushqyer vajzën e saj 3 vjeçare me gjirin e saj.

Familjarët pas ngjarjes së rëndë kanë gjetur gjarprin në një dhomë tjetër, por u ka ikur.

Policia ka thënë se nëna indiane, e cila ka vdekur pas kafshimit nga gjarpri, nuk e kishte kuptuar që ajo ka qenë e kafshuar deri sa ishte duke fjetur, dhe e ka ushqyer vajzën trevjeçare pasi ishte zgjuar nga gjumi, shkruan Daily Mail.

Vajza e vogël dhe gruaja, të dyja u ndjenë shumë keq të enjten, por kanë vdekur ende pa arritur në spital, ka thënë një inspektor policie, transmeton Gazeta Express.

India është shtëpi e 300 specieve të gjarpërinjve, 60 prej tyre janë shumë helmues, përfshirë edhe kobrën indiane.