Nënat në Serbi kanë protestuar kundër zvogëlimit të ndihmës financiare shtetërore

Qindra nëna dhe gra shtatzëna kanë protestuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kundër shkurtimeve financiare nga shteti për familjet me fëmijë.

Bota

26/09/2018 09:14

Gratë, të shoqëruara nga burrat dhe fëmijët, përfshirë foshnjet, kanë marshur afër Qeverisë Serbe, duke kënduar ninulla.

Protesta është organizuar nga një grup në rrjetet sociale, Nënat janë Ligji.

Tre muaj më parë, ligjëvënësit serbë kanë miratuar disa ndryshime kontraverse në ligjin që ofron mbështetje financiare për familjet me fëmijë, duke zvogëluar shumën e ndihmës.

Me ndryshimet e reja, kompensimi mujor për nënat e reja në Serbi është ulur në më pak se 10 euro.

Kjo masë është marrë pavarësisht se Qeveria kishte treguar synimet për rritje të normave të natalitetit më 2016.