Nëna poston foto të vajzës por fitoi urrejtjen e të gjithëve për shkak të një detaji (Foto)

Një nënë e re e quajtur Enedina Vance donte të postonte një foto të bukur të vogëlushes së saj, por përfundoi duke u maskaruar në rrjet nga komentet e shumta.

Fun

06/07/2017 08:38

Ndodh që në faqen e vogëlushes është vendosur një diamant “piercing” dhe kaq ka mjaftuar që dhjetëra komente të vërshojnë drejt saj.

Je e çmendur, si ia ke vendosur vajzës atë. Ti duhesh dënuar”,- i shkruan një komentuese.

E të shumtë janë ata që e kritikojnë që ky është një abuzim me të voglën dhe për një moment, ajo “shprëthen” dhe u kthehet keq, duke ua bërë të qartë se çdokush ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me trupin e vet dhe se ata janë askush për t’i gjykuar.

Ajo ka thënë se gjithçka e ka bërë duke u konsultuar me mjekët dhe se nuk përbën problem. /Lajmi.net/