Nëna futet në veturën me zjarr për të shpëtuar fëmijët e saj (VIDEO)

Është Steve Delaura, ajo e cila rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijët e saj, të cilët do mund të mos i shihte më si pasojë e zjarrit.

Fun

05/09/2016 09:00

Ngjarja ndodhi në një pompë derivatesh në Connectitut, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.

Raportohet se zjarrin e shkaktoi një 70 vjeçar, pasi përplasi makinën e tij mbi pikën e karburantit derisa rrezikoi jetën e të gjithë të pranishmëve e duke shkaktuar kështu dëmtimin e pesë automjeteve të tjera.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni nënën guximtare, derisa tërheq dy fëmijët e saj pa u trembur fare, nga automjeti i tyre i cili ishte i tëri i përfshirë nga flakët.