Nën ethet e eksplozivit në Kryeministri

Një alarm bombe e ka përfshirë sot Kryeministrinë e Shqipërsië. Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi i ka shpëtuar një atentati me eksploziv, ndërsa po hynte në ndërtesën e Kryeministrisë.

Lajme

13/12/2013 15:28

Tirana sot është përfshirë nga lajmi për alarm bombe në Kryeministri.

Mediat shqiptare raportojnë se një sasi prej 200 gramë lënde është zbuluar paraditen e sotme në veturën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, e cila ishe e parkuar para Kryeministrisë në Tiranë.

Siç pohohet, oficerët e Gardës së Republikës poshtë makinës kanë gjetur një sasi mbi 200 gramë eksploziv të llojit c4, 2 detonatorë dhe një celular.

“Eksplozivi i lidhur ishte gati për shpërthim, por për fat të mirë u zbulua nga gardistët në kohë. Masat parandaluese të ndërmarra nga Garda e Republikës kanë rezultuar efektive, duke ndalur ndonjë ngjarje tragjike. Gardistet i kanë kërkuar menjëherë Prefektit të Vlorës të zbresë nga makina së bashku me një pasagjer, një zyrtar tjetër i lartë i Kryeministrisë”, raporton Top Channel.

Prej më shumë se një orë, ndërtesa e Kryeministrisë është mbajtur e  rrethuar nga policia pas alarmit për vendosje të lëndës eksplozive në të.

Pas verifikimeve të rastit, Ministria e Brendshme konfirmoi zyrtarisht se nuk bëhej fjalë për alarm fals.

Lënda u deaktivizua nga ekspertë të xhenios, ndërkohë që Prokuroria ka nisur hetimet për rastin.

Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, siç pohon Top Channel, dyshohet për një atentat të pastër ndaj drejtuesit të automjetit, i cili është Prefekti i Vlorës.