Në vend se përpara, eci mbrapsht – gjatë testit të vozitjes adoleshentja futet brenda në ndërtesë (Foto)

Një adoleshente nga Minnesota e kishte lëvizur veturën përpara, në vend se mbrapa, derisa po bënte vozitje, bashkë me instruktorin e saj.

Fun

23/03/2018 16:58

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 17-vjeçare e cila e kishte “humbur mendjen” gjatë testit të vozitjes, kur e vendosi në marshin për lëvizje përpara, duke u futur brenda një muri me tulla dhe dritareve të xhamit.

Dhe kjo “mos vëmendje” e adoleshentes i ka kushtuar instruktorit të saj – ai tanimë gjendet në spital – edhe pse me lëndime jo serioze.

Për fat të mirë, adoleshentja dhe njerëzit brenda ndërtesës kanë shpëtuar të palënduar gjatë aksidentit. /Telegrafi/