Ne të Tre

Si rrodhi ngjarja e cila vuri në lëvizje forografët gjatë cremonisë përkujtimore për nder të Nelson Mandelës? Barack Obama, Helle Thorning-Schmidt dhe Cavid Cameron nga minuta në minutë.

Bota

12/12/2013 15:03

 

Në këtë fotografi Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, shihet duke bërë shaka me Presidentin e SHBA’ve Baracka Obama gjatë memorialit të Nelson Mandelës, ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron vështron situatën komike.

 

Afrohuni të gjithë, tash buzëqeshni!

Obama ka pozuar për një “selfie” (fotografim i vetvetes) së bashku me Kryeministren e Danimarkës, e njohur në vendin e saj edhe si “Gucci Helle”, për adhurimin që kjo grua e ka për rrobat e kësaj marke dhe me kryeministrin  Cameron. Ndërsa zonja e parë e SHBA’ve shikon drejtë në mënyrë indiferente ndaj ngjarjes.

 

Nuk dihet nëse Cameron bëri bujë me këto foto në këtë ngjarje, apo Thorning-Schmidt e ka futur atë në kuadër?

 

Si po ju duket kjo?

Me t’u publikuar këto foto, opinioni në internet është ndarë nëse sjellja e këtyre drejtuesve shtetërore ishte e përshtatshme. Disa komente në Twitter e përshkruajnë këtë selfie si “të tmerrshme”, ndërsa komentues tjerë këtë veprim e kanë quajtur si “ një bujë të pa arsyeshme”. Megjithatë fotografi AFP’së i cili kishte kapur ngjarjen, Roberto Schmidt, tha se “më brengos se si jemi të fokusuar aq shumë pas trivialeve ditore, ndërsa lëmë anash ngjarjet më të rëndësishme”.

 

Disa të tjerë këtë e kanë përshkruar si në Memorial jo të funeralit, por sipas kreatorit të “Funeralit Selfies”, e i ka përshkruar liderët ashtu siç janë në të vërtet. “Obama ka bërë një funeral selfie”, shkruan Jason Feifer. “Kështu që puna jonë është kryer”.

 

Obama dhe Thorning-Schmidt, vazhdojnë misionin e tyre për përmirësimin e raporteve transatlantike.

 

Ndërsa më pas, për arsye të panjohura, ndoshta edhe për shkak të përgatitjes për fjalim, Obama kishte ndërruar vendin duke lënë në mes të dy liderëve zonjën e parë, e cila duket se nuk ishte edhe aq e kënaqur me veprimet e tyre.