Në Suedi një sulmues me thikë qëllohet nga policia

Agresori i cili pasi ka thyer xhamat e një restoranti në qendër të qytetit Trelleborg ka vazhduar të ecë drejt një parku të mbipopulluar me thikë në dorë, ku është neutralizuar nga policia

Bota

12/09/2017 15:08

Është qëlluar nga policia një person me thikë në dorë dhe i cili përhapte kërcënime përreth në mes të bulevardit në qytetin Trelleborg të Suedisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e drejtorisë së policisë Trelleborg, Anna Göransson, në një deklaratë ka bërë të ditur se agresori i cili pasi ka thyer xhamat e një restoranti në qendër të qytetit ka vazhduar të ecë drejt një parku të mbipopulluar me thikë në dorë. Ai është neutralizuar nga policia duke u qëlluar në këmbë në mes të bulevardit.